Fqinjët tanë të interesuar për koncertin e Dua Lipës në Prishtinë

Interesimi për koncertin e 9 gushtit në Prishtinë i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, ka prekur edhe fqinjët tanë në Maqedoni e Mal të Zi. Lajmin e ka dhënë Dukagjini, babai i Dua Lipës.

Shitja e biletave që nisi të shtunën, ka qenë shumë e madhe. Sipas këtij njoftimi, vetëm për dy ditët e para, janë shitur mbi 35% të biletave.

Prandaj, kushdo që ende nuk e ka marrë biletën, bën mirë që ta bëjë këtë së shpejti, pasi që do jetë çështje kohe shitja e tërësishme e tyre.

Kujtojmë të gjitha paratë e mbledhura nga shitja e biletave do të shkojnë tek Sunny Hill Foundation, fondacioni që synon të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes në Kosovë, me theks të veçantë tek arti dhe kultura.

COMMENTS