Format e Kylie Janner apo Lamborghini i shtrenjtë (Foto)

Kylie Jenner gjithmonë është temë e faqeve rozë për format e saja mbresëlënëse që i ekspozon pa hezitim.

19-vjeçarja, e cila është e njohur për asetet që i posedon, është shfaqur me rroba të ngushta që përputheshin me linjat e saj.

Mirëpo, vëmendje ka tërhequr edhe vetura e saj e shtrenjtë, Lamborghini Aventador.

Kylie kishte marrë me vete edhe një shoqe, me të cilën kanë bërë disa fotografi gjatë vozitjes.

Lamborghini që posedon pjesëtarja më e re e klanit Kardashian/Jenner kushton së paku 400.000 dollarë (376.000 euro).

Në vitin e kaluar Kylie ishte shpallur ‘mbretëresha e Instagramit’ duke e hequr nga froni motrën e saj, Kim Kardashian.

Ajo e ka nisur akoma më fuqishëm vitin 2017 në këtë aspekt dhe nuk do të ketë konkurrencë për mbajtjen e ‘kurorës’ deri në fund.

COMMENTS