Formacioni i javës në Ligën e Evropës, gjendet edhe një shqiptar nga Kosova (Foto)

Formacioni i javës në Ligën e Evropës, gjendet edhe një shqiptar nga Kosova (Foto)

Simone: Ne duam ta mbajmë Griezmann
Nga sot çdo serb do ta urrej Romën: Në videon lamtumirëse për Tottin, shfaqet edhe pavarësia e Kosovës (Video)

UEFA.com ka zgjedhur formacionin më të mirë të ndeshjeve të treta të grupeve në Ligës e Evropës.

E enjtja mbrëma ka shërbyer për ndeshjet e treta të grupeve për Ligën e Evropës, ku ka pasur shumë takime interesante.

Shumë futbollistë kanë treguar edhe një herë potencialin e tyre të madh, duke bindur të gjithë që janë nga ata që duhet t’i shikojmë gjithmonë duke luajtur.

I tillë ka qenë edhe mbrojtësi llapjan, Bajram Jashanica, i cili ka përfunduar në formacionin e javës në Ligën Premier.

Jashanica ka pasur paraqitje superiore në takimin e mbrëmshëm ndaj Partizanit të Beogradit në takimin e përfunduar pa gola 0-0.

Ish-mbrojtësi i Hysit ka befasuar të gjithë me paraqitjen e tij, duke qenë pjesë e formacionit më të mirë me shumë emra të njohur të futbollit evropian.

Në formacionin më të mirë të javës të Ligës Premier kanë përfunduar edhe emra të njohur si Milinkovic-Savic, Josip Ilicic, Xabi Prieto dhe William Jose.

Formacioni i javës: Giannis Anestis (AEK Athens); Alberto de la Bella (Real Sociedad), Cosmin Moti (Ludogorets), Bajram Jashanica (Skënderbeu), Dmitri Shomko (Astana); Emiliano Rigoni (Zenit), Sergej Milinkovic-Savic (Lazio), Xabi Prieto (Real Sociedad), Josip Ilicic (Atalanta); Willian Jose (Real Sociedad), Junior Kabananga (Astana). /Telegrafi/

Formacioni i javës:

COMMENTS