Sonte nga ora 21:00 Gjermania dhe Italia do të përballen në çerekfinalen e ‘Euro 2016’.
Trajneri Conte është shprehur i ndërgjegjshëm për forcën e kundërshtarit në prag të sfidës me Gjermaninë, dhe për të arritur suksesin e radhës në ‘Euro 2016’, strategu italian u shpreh se lojtarët duhet të japin 120% të tyre në këtë ndeshje.
E përditshmja sportive katalune, Mundo Deportivo, ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave.
Edhe në këtë takim Shkodran Mustafi nuk pritet të jetë në formacionin bazë të Gjermanisë.
Itali – Gjermani do të zhvillohet në Bordeaux.
COMMENTS