Forcat shqiptare pjesë të stërvitjes ‘Anakonda-16’ të NATO-s (Video)

Forcat shqiptare pjesë të stërvitjes ‘Anakonda-16’ të NATO-s (Video)

Serbia arreston Shefin e Policisë së Mitrovicës Nehat Thaçi
Kosova nuk ka aplikuar në UNESCO, kjo është arsyeja

Në një nga stërvitjet më të mëdha të NATO-s në vitet e fundit, e cila po zhvillohet në Drawsko Pomorskie, Poloni, po merr pjesë edhe një kompani e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

‘Në këtë stërvitje Kompania e II e Batalionit të II të Këmbësorisë (K2B2K) merr pjesë me personelin e saj të plotë prej 127 ushtarakësh. Në kuadër të stërvitjes tepër të madhe dhe të rëndësishme, u realizua edhe një DVD, mbi mënyrën e zhvillimit të kësaj stërvitjeje”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Bëhet e ditur se gjatë zhvillimit të DVD-së ‘Anakonda-16’ në Poloni, morën pjesë zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani.

Skenari i stërvitjes është i fokusuar në operacionet mbrojtëse. Në takimin e zhvilluar me komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura Polake, ai shprehu konsideratat më të larta për profesionalizmin e treguar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, duke i quajtur ata luftëtarë, të aftë të kryejnë me sukses çdo detyrë.

Në skenarin e përgatitur me rastin e DVD-së, një pjesë e trupave tona ishin caktuar të kryenin detyra në kuadër të batalionit shumëkombësh, në vijën e parë të mbrojtjes.

Sipas një njoftimi për shtyp, në ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Antoni Macierewicz, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së Polake, gjeneral Mieczysław Gocuł, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura polake, generallejtnant Mirosław Różański.

Mësohet se në DVD mori pjesë edhe komandanti i Komandës Amerikane në Evropë, gjenerallejtnant Ben Hodges, i cili gjithashtu vlerësoi profesionalizmin e trupave tanë.

‘Anakonda – 16’ është një stërvitje shumëkombëshe, në të cilën marrin pjesë 31 mijë ushtarakë nga 24 vende aleate dhe partnere. Kjo stërvitje është më e madhja dhe më e rëndësishmja e këtyre 25 viteve për Poloninë. Stërvitja ka filluar me datë 7 qershor. Rreth 3 mijë automjete të tipeve të ndryshme janë në dispozicion të ushtarakëve, duke përfshirë këtu edhe ‘Leopard 2A4’ dhe 5 tanke, rreth 105 avionë dhe 12 anije detare të 10 viteve të fundit.

Ushtrimi ‘Anakonda’, që nga fillimi i saj, e cila është organizuar në një periudhë çdo dy vite (që nga viti 2006), është përgatitur dhe kryer nga Komanda Operative e Forcave të Armatosura polake. Në stërvitjet e mëparshme: 2006, 2008, 2010, 2012 dhe 2014 kanë qenë rreth 50.000 ushtarë në total.

COMMENTS