Forcat qeveritare në Siri shpallin armëpushim të njëanshëm

Forcat qeveritare në Siri shpallin armëpushim të njëanshëm

Haradinaj ndërhyn nga Franca për ta votuar një projektligj
Autoritetet maqedonase ende nuk japin detaje mbi rrëzimin e avionit

Ushtria e Sirisë ka njoftuar për shpalljen e njëanshme të armëpushimit ‘me regjim të qetë’ prej 72 orësh, i cili do të zgjasë prej sot e deri pasnesër, një njoftim që përkon me Fitër Bajramin duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia në muajin shkurt të këtij viti, është respektuar për një kohë të shkurtër, por ka pasur luftime të lokalizuara.

Nga lufta 4 vjeçare e gjysmë në Siri janë vrarë së paku 250 mijë njerëz dhe janë detyruar të zhvendosen 11 milionë banorë.

COMMENTS