Forca e ftoit për organizmin e njeriut

Patatet, pse janë aq të nevojshme? (Video)
Llojet e dhimbjeve të trupit që janë të lidhura me gjendjet emocionale

Ftoi është i ushqyeshëm i cili përmban vitamina A dhe C, sheqerna, pektinë, acide, kripëra minerale si kaliumi, magnezi etj.

Për qëllime mjekësore përdoren farat e thara, gjethet dhe tuli i ftonjve. Farat kanë shije të lehtë të bajameve të hidhura dhe janë pa erë.

Ftoi përdoret i freskët ose në formë reçeli, prevedeje, marmelate, si dhe për t’i dhënë shije, aromë dhe qëndrueshmëri marmelatës së mollës, të dardhës dhe të frutave të tjera.

Ftonjtë përdoren kundër diarresë (jashtëqitjes), dizenterisë (dhimbjeve të zorrëve, shtrëngimit të barkut) e gjithashtu kundër të vjellave.

Ky frut ka gjetur përdorim si bonifikues i organeve gjinore femërore dhe forcon gjinjtë. Ai është qetësues i mirë dhe përdoret edhe në rastet e pagjumësisë dhe kollës. Përdorim të mirë kanë gjetur për forcimin e organizmit të pleqve si dhe atyre që janë dobësuar pas kalimit të ndonjë sëmundje.

COMMENTS