Forbes 2017: Këta janë njerëzit më të pasur në SHBA

Forbes 2017: Këta janë njerëzit më të pasur në SHBA

Viti 2017 ka qenë një vit tjetër rekordi për më të pasurit e Amerikës, ku shumica prej tyre kanë shënuar rritje në buxhetin personal.

Lista e ‘Forbes’ me 400 njerëzit më të pasur për këtë vit është mjaft e ngjashme me atë të kaluarën, por ndryshe nga viti i kaluar, për t’u futur në këtë listë, një person duhet të ketë një pasur minimale prej 2 miliardë dollarëve, transmeton Telegrafi.

Pasuria totale e të gjithë njerëzve të kësaj liste arrin shifrën 2.7 trilionë dollarë.

Çdo person i cili ka qenë në top 10 është pasuruar për të paktën 1 miliardë dollarë më shumë nga viti i kaluar.

Numri 1 në këtë listë, për të 24’tën herë me radhë, është Bill Gates, i cili tani ka një pasuri prej 89 miliardë dollarëve, pasuria e të cilit është rritë për 8 miliardë që nga viti i kaluar.

Jeff Bezos i ‘Amazon’, pasuria e të cilit është rritur për 14.5 miliardë dollarë, renditet i dyti për të dytin vit radhazi me një pasuri totale prej 81.5 miliardë dollarëve.

Vendin e tretë e zë Warren Buffet, pasuria e të cilit është rritë për 12.5 miliardë dollarë nga viti i kaluar.

Ndërsa Mark Zuckerberg ka pasur rritjen më të madhe të të ardhurave, ku pasuria e tij tani shënon 15.5 miliardë dollarë.

Vlen të ceket se humbësi më i madh ka qenë presidenti Donald Trump, i cili ka shënuar një humbje prej 600 milionë dollarëve brenda vitit.

COMMENTS