FMN përgëzon Kosovën për stabilitet financiar

FMN përgëzon Kosovën për stabilitet financiar

Ministri i Financave Bedri Hamza në kuadër të takimeve pranverore në Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankën Botërore në Uashington, u takua me zëvend

Ministri i Financave Bedri Hamza në kuadër të takimeve pranverore në Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankën Botërore në Uashington, u takua me zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Tao Zhang.

Siç thuhet në komunikatën për media, me këtë rast ministri Hamza e njoftoj z. Zhang për progresin të cilin e ka arritur Kosova në zhvillimit e saj, me theks të veçantë në fushën e financave, dhe gjithashtu shprehi respektin dhe falënderimin për mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtarë ndër vite që i ka dhënë Kosovës.

Ministri Hamza gjithashtu e njoftoi z.Zhang dhe stafin e tij për trendin e mirë të të hyrave buxhetore në total, që po realizohen në buxhetin e Kosovës, trendin e shpenzimeve, si dhe stabilitetin makro fiskale në përgjithësi.

Ai gjithashtu u shpreh se falë raporteve të shkëlqyera me Fondin Monetar Ndërkombëtarë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen bashkëpunimi i sinqertë dhe transparent të konsultimit me Fondin Monetar Ndërkombëtarë për çdo ligj apo vendim, i cili do të merret nga Ministria e Financave.

Ndërsa, zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Tao Zhang, e përgëzoi ministrin Hamza për trendët pozitive të zhvilluara në fushën financave, të cilat po ndodhin në Kosovë.

Ai gjithashtu u shpreh se Kosova ka arritur të ketë stabilitet të plotë makrofiskal, përkundër shumë kërkesave buxhetore dhe në të njëjtën kohë duke ndihmuar sektorin privat në zhvillim të tij përmes politikave fiskale. Kjo është një arritur e madhe që pa qenë në program me FMN është arritur nga vetë kosovarët.

Z. Zhang gjithashtu u shpreh i lumtur që Fondi Monetar Ndërkombëtarë do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen, duke vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Kosovën, në këtë rast me Ministrin e Financave.

Në këtë takim gjithashtu ministri Bedri Hamza dhe zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtarë Tao Zhang, u pajtuan që këtë vit ekipi i Misionit të FMN ta vizitojnë Kosovën.

COMMENTS