Fluturimi i frikshëm: Pasagjerët u përplasen për njëri tjetrin, valixhet u rrëzuan mbi kokat e tyre (Video)

Fluturimi i frikshëm: Pasagjerët u përplasen për njëri tjetrin, valixhet u rrëzuan mbi kokat e tyre (Video)

Haradinaj vlerëson lart përkrahjen e Kanadasë për Kosovën
Mbetet në fuqi masa e arrestit shtëpiak ndaj Milaim Zekës

Kamera e kabinës kap tmerrin e përjetuar gjatë turbulencave që lanë 10 të lënduar.

Një video tregon pasojat e një fluturimi të American Airlines që përjetoi ‘trazirë të rëndë’ duke shkaktuar hospitalizimin e 10 personave.

Sipas mediave të huaja, pasagjerët u tronditën pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias pas një rënieje të lirë të dytë, ndërsa gjendeshin në një aeroplan shtunën pasdite, që u nis nga Athina, Greqi.

Dëshmitarët e përshkruan ngjarjen si të tmerrshme.

Thuhet se tre pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit u dërguan në një spital afër për t’u trajtuar për plagët e tyre të marra në ‘trazirat e rënda’.

Përveç udhëtarëve që rrëzoheshin e përplaseshin me njëri tjetrin, valixhe dhe sende të tjera rrëzoheshin mbi kokat e tyre.

COMMENTS