Florim Isufi: Policë serbë në rrugën Prishtinë – Prapashticë, policia thotë po xhirohet një film

Florim Isufi: Policë serbë në rrugën Prishtinë – Prapashticë, policia thotë po xhirohet një film

Florim Isufi, gjeograf dhe anëtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare Kosovë- Mali i Zot, sot në profilin vet të Facebooku ka publiku

Florim Isufi, gjeograf dhe anëtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare Kosovë- Mali i Zot, sot në profilin vet të Facebooku ka publikuar një shkrim në të cilin thotë së në rrugën Prishtinë – Prapashticë policë të uniformuar dhe të armatosur, transmeton Koha.net.

Sipas Isufit, afër forcave policore serbe kanë qenë edhe forcat e policisë së Kosovës.

Në shkrimin e vet gjeografi Isufi ka publikuar edhe një ilustrim përmes të cilit ai ka treguar e vendin se ku kanë qenë këta policë.

Ky është postimi i plotë i Isufit:

Koha.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxhën, për ta pyetur lidhur me këtë që ka shkruar Isufi. Përgjigja ka qenë se atje po xhirohet një film i Kosovës dhe se ‘policët serbë’ janë aktorët që marrin pjesë në xhirim dhe se për këtë kanë marrë leje përkatëse nga autoritetet.

COMMENTS