Flori Mumajesit ia djegin qëllimisht veturën (Video)

Fjolla Morina: Sado të pasur jemi, në fund të gjithëve do të na rëndojë dheu
Me plot emocion flet Labinot Gashi për herë të parë pas dasmës (Foto)

Në mesin e tre veturave që u dogjën mbrëmë në një garazh pranë sheshit ‘Wilson’ në Tiranë, në shënjestër ishte vetura e kantautorit të njohur Flori Mumajesi.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se një person i pa identifikuar me qëllim i ka vënë zjarrin veturës së Florit.

Kamerat e sigurisë tregojnë një person rreth 30 vjeç me bluzë me kapuç që derdh dy bidona me benzinë tek makina e Mumajesit.

Policia informoi pas mesnatës se ‘si pasojë e tymit u morën masa sigurie për evakuimin e banorëve të pallatit.’

Shërbimi zjarrfikës thotë se intervenimi ka qenë i vështirë për shkak të pozicionit.

Policia nuk detaje por thotë vetëm se po punon për sqarimin e rrethanave.

Ndërkohë, producenti i njohur Flori Mumajesi qenë i ftuar në emisionin ‘E diela Shqiptare’, për të diskutuar për ndikimin e muzikës ‘tallava’ në muzikën shqiptare.

COMMENTS