Flori Mumajesi betejë ligjore me producentin e njohur (Video)

Flori Mumajesi betejë ligjore me producentin e njohur (Video)

Nuk do e besoni sa vite ka Miranda Hashani (Video)
A e keni ditur që Teuta Krasniqi ka pasur një biznes si 16 vjeçe? (Foto)

Këngëtari Flori Mumajesi prej kur doli në skenë, nuk ka sjellë gjë tjetër pos hite. Me bashkëpunime ose me këngë solo, Flori ka arritur t`i prekë ndjenjat e publikut shqiptar kudo.

‘Me fjalë të vogla’, është balada e këngëtarit e cila ditëve të fundit është bërë lajm pas daljes së filmit ‘La la land’. Tingujt e këngës së Florit duket se përputhen me vijat melodike në këtë film, gjë që ngriti menjëherë reagimet pozitive të disa nga fytyrat e njohura.

Shkrimtari kosovar, Albatros Rexhaj dje ka publikuar një shkrim të gjatë lidhur me këtë çështje. E, duket se kjo gjë e ka prekur emocionalisht Florin, përcjellë zico.tv

‘Ne kaq vite pune me ka ndodhur shume rralle per te mos thene fare! Pranoj se eshte vetem energji e cila ka bashkuar notat ne nje melodi te VOGEL BURIM SHPIRTEROR, siç pranoj se duke lexuar u emocionova dhe pyeta veten, E MERITOJ? per te gjithe ata qe duan ta lexojne linku ne bio… @albatrosrexhaj’, ka shkruar Flori.

Nga ‘Threedots’ shprehen se është e vërtetë që kanë konstatuar ngjashmëri shumë të madhe në melodinë e kolonës zanore të filmit më të përfolur për momentin, e për këtë arsye kanë nisur procedurat ligjore për të mbrojtur të drejtat e autorit.

Vazhdon të jetë e fortë jehona e filmit-musical aq shumë të pëlqyer ‘La La Land’, i cili së fundmi ka marrë plot 14 nominime për çmimet ‘Oscar’.

COMMENTS