Flisni falas me botën me aplikacionin shqiptar Hello

Flisni falas me botën me aplikacionin shqiptar Hello

Kuptojeni nëse telefoni juaj po përgjohet ose jo
Rritet mbështetja nga e gjithë bota në inovacionin e kosovarëve ‘Hello’

Me mbi 10,000 shkarkime qysh në muajin e parë të lansimit në Android, aplikacioni shqiptar Hello tani është lansuar edhe për iPhone.

Teknologjia gjatë vjetëve të fundit ka arritur të lidhë miliona njerëz anembanë botës megjithatë në të njëjtën kohë ajo ka vështirësuar procesin e njohjes me njerëz të rinj. Pikërisht këtë problem synon ta zgjidhë aplikacioni shqiptar Hello, që mundëson komunikimin e thjeshtë, të shpejtë dhe me njerëz anembanë botës.

Pas lansimit falas në Android, Hello arriti shumë shpejtë të tejkalojë mbi 10,000 shkarkime prej Brazilit deri në Kosovë e Shqipëri, duke lidhur njerëz që nuk njohin njëri-tjetrin dhe të cilët mund të komunikojnë mes vete për dy minuta.
Lansimi i aplikacioni në iOS përfshin në mes tjerash edhe disa veçori të reja si kushtet e përdorimit që qartësojnë më shumë procesin e realizimit të komunikimit, anonimitetin në thirrje, mbrojtjen e privatësisë, user-id të rëndomtë, raportimi i keqpërdorimeve, etj.

Aplikacionin Hello mund ta shkarkoni direkt në iOS këtu:
https://appsto.re/al/oezwab.i
dhe në Android këtu:
https://play.google.com/store/apps/details?id=net.helloapp.hello

COMMENTS