Flet shoku i ngushtë i aktorit Art Kurti që vdiq sot

Flet shoku i ngushtë i aktorit Art Kurti që vdiq sot

Kolegu dhe shoku i ngushtë i Art Kurtit që dyshohet se bëri vetëvrasje, Endrit Efendija, ka thënë se hera e fundit kur u pa me Artin ishte dje, më 23

Kolegu dhe shoku i ngushtë i Art Kurtit që dyshohet se bëri vetëvrasje, Endrit Efendija, ka thënë se hera e fundit kur u pa me Artin ishte dje, më 23 prill në zyrë, pasi të dy punojnë me Ardian Gjinin. Kurti ishte këshilltar i të rinjve në kabinetin e Gjinit dhe Efendija është asistent i Ardian Gjinit

Në një telefonatë për Gazetën Express, Endrit Efendija tha se hera e fundit kur u pa me shokun e tij, Art Kurti, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje, ishte dje në zyrë, rreth orës 14:00.

‘Dje jam pa me të në orën 14:00, në zyrë. Ai ka qenë te unë edhe më nuk kam dëgju prej tij, tek sot që e mora lajmin’, tha Efendija për Express.

Mirëpo, shoku i të ndjerit, refuzoi të japë detaje, edhe pse u pyet për gjendjen emocionale të kohëve të fundit të Art Kurtit.

‘Nuk muj me të thanë asgjë më shumë’, tha Efendija.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, aktori i njohur Art Kurti, u gjet i vdekur në një makinë. Policia thotë se dyshohet për vetëvrasje, pasi tek i njëjti është gjetur një plumb në kokë. Me këtë rast, kjo i bie të jetë vetëvrasja e katërt në Gjakovë për këtë vit.

COMMENTS