Flet Lirak Çelaj pas disfatës, tregon a do ta përkrahë Ahmetin apo Abrashin

Flet Lirak Çelaj pas disfatës, tregon a do ta përkrahë Ahmetin apo Abrashin

Arsyeja e largimit të trurit nga Shqipëria – ekonomia, siguria publike dhe institucionet e dobëta
Përleshje në kuvendin e Preshevës, Destani tenton ta godas kryetarin e komunës (Video)

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Lirak Çelaj, pësoi disfatë të rëndë në zgjedhjet lokale të mbajtura dje. Çelaj u rendit në pozitën e katërt për kryetar të komunës së Prishtinës duke marrë 4 mijë e 610 vota, apo 5,86 për qind të votave. Deri më tani janë numëruar mbi 90 për qind të votave. Çelaj thotë se PDK-ja do të vendosë se kë do ta mbështesë në balotazh, por vetë Çelaj e preferon Abrashin.

E i dëshpëruar me rezultatin po shprehet vetë Lirak Çelaj. Një ditë pas zgjedhjeve të 22 tetorit, ai ka thënë se nuk e ka pritur një rezultat të tillë, ndonëse, sipas tij, gara për Prishtinën ka qenë e vështirë. Por, pavarësisht kësaj, Çelaj është shprehur se programi i tij për Prishtinën është më i miri.

‘Natyrisht që nuk jam shumë i kënaqur. Unë kam qenë i vetëdijshëm që po hyj në një garë të vështirë me një atmosferë shumë të vështirë. Shpresoj që programi im ka kontribuar sadopak për nxitjen e dialogut për të ardhmen e Prishtinës.

Besoj që e kam pasur një program shumë të mirë, më i miri dhe më i realizueshmi’, ka thënë Çelaj.

Megjithëkëtë, kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja Lirak Çelaj, shpreh preferencat e tij se Arban Abrashi nga LDK-ja duhet të qeverisë me kryeqytetin.

Ai thotë se Shpend Ahmeti nuk duhet ta ketë edhe me një mandat tjetër.

‘Unë personalisht nuk jam që të fitojë VV-ja, sepse unë e kam pa qeverisjen tyre dhe është gjynah për Prishtinën që të vazhdojë ky krim. Edhe LDK-ja në të kaluarën ka qenë po ashtu keq, por me shpresën që Arbani meqenëse është djalë i ri, më i pastër dhe mund të ndryshojë diçka. Për balotazh vendosë subjekti, unë e thash preferencën time personale.

Personalisht jam kundër Shpendit. Lufta është shumë e ngushtë por unë do të dëshiroja që në këtë rast të fitojë LDK-ja’, ka thënë Qelaj.

COMMENTS