Flet Ermal Mamaqi, ndjehet sikur lindi për të dytën herë

Kë e quan ‘kafshë e egër’ Bleona? (Foto)
‘Hallakatet’ Sahit Plisi, e ‘ndez’ koncertin e Gjikos (Video)

Pas aksidentit të mbrëmshëm në Ferizaj, ka folur vet këngëtari dhe aktori Ermal Mamaqi. Duke thënë se ndjehet sikur ka lindur për së dyti, ai fajëson autoritetet kosovare për neglizhencë për shkak të mos ndriçimit të rrethrrotullimit në Ferizaj. Ja postimi i plotë i Ermalit në Facebook:

Të dashur miq,
Ju përqafoj. Më duket sikur ma falën jetën për së dyti. Përjetova momentet më të vështira në jetë.
Jam shumë mirë. Edhe unë edhe 2 miqtë e mi që udhëtonin me mua.
Aksidenti i mbrëmshëm në Kosovë, Ferizaj ndodhi si pasojë e një rrethrotullimi të pandriçuar dhe të paparalajmëruar.

Me sa më thanë, ai vend ishte rrethi i vdekjes se çdo ditë aty bëhen aksidente.

Kam një pyetje për autoritetet:

Edhe sa vetë duhet të vdesin për ta rregulluar atë problem?
Dhe në fund Zoti është i mirë!!!
Jemi thërimë që nuk ja dimë vlerën jetës deri sa prekim vdekjen.

COMMENTS