Flet e gjithë bota – Fitorja e Shqipërisë ndaj Rumanisë

Skënderbeu mbërrin në Beograd, lojtarët ruhen nga forcat policore
Shkëndija zbulon fanellat e sezonit të ri (Foto/Video)

Me fitoren historike ndaj Rumanisë, Shqipëria ka bërë që e gjithë bota të flasë për të.

Mediat me renome ndërkombëtare i kanë dhënë hapësirë fitores së kombëtares shqiptare kundër Rumanisë, e sërish ka lënë vend edhe për tifozët e ‘çmendur’ të kombëtares.

Kësisoj, britanikja BBC ka shkruar se ‘adhuruesit shqiptarë, ndër më pasionantët në evropian, me të drejtë mburren me Kombëtaren e tyre’.

Për pasionin ka folur edhe mediumi sportiv, Goal.com. ‘Pasioni ndihmon Shqipërinë të tejkalojë Rumaninë’.

Reuters ka thënë se ‘sikurse në dy ndeshjet e para, ekipi i Shqipërisë ishte i diciplinuar, mirë i organizuar dhe me lojë të bukur’.

‘The Guardian’ ka thënë se ‘ekipi i Shqipërisë që bëri historinë, është bërë tashmë simbol uniteti i shqiptarëve’.

‘Goli i Armando Sadikut i jep shpresë Shqipërisë dhe çon Rumaninë në Shtëpi’, ka shkruar tabloidi Daily Mail.

Kanë raportuar edhe mediat italiane, që fitoren e kanë lidhur me timonierin Gianni De Biasi.
‘Shqipëria që besoi’, ka shkruar gazetari italian Di Marzio.

Tutto Sport ka shkruar: ‘Sadiku shënon, De Biasi ëndërron’.

COMMENTS