Flamuri shqiptar në stadiumin e Arsenalit në ndeshjen ndaj Zvezdas, mediat serbe e cilësojnë provokim (Foto)

Flamuri shqiptar në stadiumin e Arsenalit në ndeshjen ndaj Zvezdas, mediat serbe e cilësojnë provokim (Foto)

Ja ku do të luhet ndeshja Kosovë-Turqi
E turpshme, tifozët racistë serb ofendojnë në baza racore (Video)

Mediat serbe e kanë cilësuar si provokim dhe kanë pyetur si mund të përfundoj brenda stadiumit flamuri shqiptar në ndeshjen Arsenal – Crvena Zvezda.

Arsenali dhe skuadra serbe kanë barazuar pa gola 0-0 në takimin e katërt të vlefshëm për grupet e Ligës së Evropës.

Gjatë ndeshjes së grupeve të Ligës së Evropës mes Arsenalit dhe Zrvena Zvezdas, e luajtur në Londër pati një moment interesant.

Në një nga tribunat anësore të shkallëve të stadiumit u shfaq një flamur i madh shqiptar në pjesën e tifozëve anglezë.

Sipas medieve serbe, flamuri i përket një vendi në kufi me Shqipërinë dhe nisur nga marrëdhëniet e tyre, ky ishte një provokim i qartë i për serbët.

Mediat theksojnë se është mësuar se ky flamur i vendosur poshtë tribunës anësore është hequr më vonë.

Mediat serbe janë gjithashtu të shqetësuara se si flamuri hyri në stadium, duke e cilësuar si dështim në organizim nga ana e klubit londinez.

‘Si ndodhi kjo? Flamuri shqiptar në duelin Arsena – Zvezda’, shkruhet në titullin e gazetës Alo.rs.

COMMENTS