Flakët përfshijnë një ndërtesë në Londër (Video)

Një zjarr i madh ka pushtuar gjatë natës një ndërtesë në Londrën perëndimore, me dëshmitarët që thonin se njerëz ishin bllokuar brenda. Të paktën

Një zjarr i madh ka pushtuar gjatë natës një ndërtesë në Londrën perëndimore, me dëshmitarët që thonin se njerëz ishin bllokuar brenda.

Të paktën 30 persona janë dërguar në spital, pas zjarrit të madh që është hapur në kullë, në perëndim të Londrës, ka thënë shërbimi i ambulancës.

Zjarri në Grenfell Tower është raportuar sot në orët e hershme pasi rreth 200 zjarrfikës ishin ende duke i luftuar flakët.

Katër orë pas fillimit të zjarrit, flakët ende mund të shihen në disa kate të kullës, 27 katëshe.

Zjarrfikësit kanë deklaruar se ‘kanë punuar në kushte jashtëzakonisht të vështira’.

Dëshmitarët thanë se banorët, që mendohet se janë bllokuar brenda ndërtesës, janë parë afër dritareve të tyre.

COMMENTS