Fjalët prekëse të nënës për të birin që humbi jetën në aksident me motoçikletë

Fjalët prekëse të nënës për të birin që humbi jetën në aksident me motoçikletë

Dje ndërroi jetë në një aksident me motoçikletë i riu Granit Neziri.

25-vjeçari ishte përplasur me një furgon, ndërsa vdiq në QKUK pasi nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra.

Përderisa sot bëhet varrimi i të ndjerit, nëna e tij Fatlume Bajra Neziri, ka bërë një postim prekës në rrjetin social Facebook.

‘A bre djali jem në vend që të martoj sot po të varrosim. Shpirti jot u preftë në paqe’, ka shkruar ajo.

Në Kosovë, personat që përfshihen më së shumti në aksidente trafiku janë nga mosha 19 deri në 35 vjet.

COMMENTS