Fjala përshëndet sulmet mbi Siri, thotë se duhej të ndodhnin që më 2012

Fjala përshëndet sulmet mbi Siri, thotë se duhej të ndodhnin që më 2012

Partia ‘Fjala’ thotë se sulmet e filluara ajrore të udhëhequra nga SHBA-të, Franca dhe Britania e Madhe ndaj caqeve ushtarake të Presidentit sirian Asad, janë të duhura dhe shpresëdhënëse për popullin sirian.

‘Këto sulme ajrore është dashur të fillojnë që në vitin 2012-2013 kur krimineli Asad përdori për herë të parë armët kimike ndaj popullit sirian. Këto sulme nëse do të zhvilloheshin në vitin 2012-2013, do të parandalonin vrasjen e mbi 600 mijë civilëve, do të shkatërronin kriminelët dhe terroristët që vranë dhe përsekutuan popullatën e Sirisë’, thuhet në reagimin e partisë Fjala.

‘Shpresojmë që përmes këtyre sulmeve ajrore sa më shpejt të shkatërrohet krimineli Asad dhe terroristët tjerë. Shpresojmë që sa më shpejtë populli i Sirisë të gëzojë lirinë sikur popujt tjerë në botë’, thuhet më tej në këtë reagim.

COMMENTS