Fitore Pacolli i numëron ‘gënjeshtrat e ëmbla’ të qeveritarëve për vizat

Fitore Pacolli i numëron ‘gënjeshtrat e ëmbla’ të qeveritarëve për vizat

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka vazhduar të mbështesë pohimin e saj se sivjet nuk do të ketë liberalizim vizash duke numëruar pre

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka vazhduar të mbështesë pohimin e saj se sivjet nuk do të ketë liberalizim vizash duke numëruar premtime të parealizuara të qeveritarëve të Kosovës që nga viti 2009.

Këto premtime, Pacolli përmes një postimi në Facebook i ka quajtur ‘gënjeshtrat e ëmbla që gëlltiten më lehtë sesa e vërteta e hidhur’, derisa ndër vite ka përmendur premtimet e qeveritarëve.

Numërimi i premtimeve të qeveritarëve sipas Pacollit:

Gënjeshtrat e ëmbla gëlltiten më lehtë sesa e vërteta e hidhur!

Dhjetor 2009, Hashim Thaci ka deklaruar se ‘Qytetarët e Kosovës brenda 13 muajve do të udhëtojnë në të gjitha vendet e Evropës pa pasur nevojë për viza’.

Dhjetor 2010, Hashim Thaci pati deklaruar se ‘është i përkushtuar që për më pak se 15 muaj Kosova do t’i përmbush të gjitha obligimet për liberalizimin e vizave dhe kam konfirmim nga Brukseli se Brukseli nuk do të vonohet më tepër se 15 që të bëj liberalizimin e vizave’.

Tetor 2011, Hashim Thaci ‘dita kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza do të bëhet realitet shumë shpejt’.

Nëntor 2011, në takimin e nëntë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, Hashim Thaci deklaron se ‘Viti 2012 është vit i procesit të liberalizimit të vizave’.

Shtator 2013, Hashim Thaci pati theksuar që ‘procesi i liberalizimit të vizave duhet të jetë për gjithë Kosovën prioritet mbi prioritete …Është shënuar progres në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave … si në fushën e riatdhesimit sigurisë së dokumenteve, menaxhimit të kufijve, luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit si dhe zbatimit të kritereve që ndërlidhen me të drejtat e komuniteteve’.

Maj 2014 Isa Mustafa premton se ‘Për 12 muaj, brenda vitit të parë me qeverisjen e LDK-së, do të bëhet liberalizimi i vizave me vendet e BE-së’.

Nëntor 2015, Edita Tahiri deklaron se ‘Kosova ka qenë bashkëpunuese në gjithë sferat e BE-së dhe pritet që qytetarët në pranverë të lëvizin lirshëm’.

Dhjetor 2015, Isa Mustafa ka deklaruar: ‘Na është thënë që raporti do të jetë, ne kemi kuptuar që raporti do të jetë pozitiv, jam i bindur që raporti do të jetë pozitiv sepse ne kemi përmbushur të gjitha kriteret’.

Maj 2016, Bekim Çollaku, ish- Ministri i Integrimeve Evropiane, ‘PA VIZA-2016 – Më në fund, ia arritëm të përmbushim edhe një qëllim tjetër për Kosovën. Ju uroj nga zemra të gjithëve për propozimin e sotëm të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës’.

Maj 2016, Arban Abrashi, ish zëdhënësi i qeverisës së Isa Mustafës, përmes një postimi në facebook kishte shkruar ‘Urime liberalizimi, Urime Kosovë’.

Maj 2017, Ramush Haradinaj, ‘Unë nuk shoh periudhë më të gjatë se tre muaj nga momenti i nisjes së punës për liberalizim’.

Dhjetor 2017, Ramush Haradinaj: ‘Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën’.

COMMENTS