Fishkëllehet në skenë, Justin Bieber gjuan mikrofonin (Video)

Këngëtarit Justin Bieber nuk i ka shkuar gjithçka mirë në koncertin e tij në Manchester.

Sipas fansave të tij në Twitter, Justin është zemëruar tej mase me fansat të cilët e kishin fishkëllyer gjatë koncertit saqë kishte bërë diçka të paparë.

Justin kishte goditur mikrofonin për toke dhe ishte larguar nga skena plot mllef pasi fansat kishin refuzuar kërkesën e tij që të ndaleshin së fishkëlluari dhe ta linin të fliste.

COMMENTS