Filmi që theu rekord në Golden Globe (Video)

Filmi që theu rekord në Golden Globe (Video)

462-vjet me parë nisi rrugën gjuha shqipe me Mesharin e Gjon Buzukut
Boshnjaku: Sot mora ofertë për blerjen e klikimeve në YouTube (Foto)

Filmi ‘La La Land’ ka thyer rekord në edicionin e 74-të, të festivalit Golden Globe Awards, duke fituar të gjitha çmimet për të cilat dhe ishte nominuar.

‘La La Land’ fitoi gjithsejt shtatë çmime, duke përfshirë këtu muzikën dhe komedinë film më të mirë, regjisorin më të mirë dhe skenarin. Kjo ceremoni u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Los Angeles dhe u drejtua nga Jimmy Fallon.

Me protagonistë Ryan Gosling dhe Emma Stone, La La Land’ tregon historinë e një pianisti Jazzi dhe një aspiranteje për aktore, të cilët po ndjekin ëndrrat e tyre drejt famës në Los Angeles.

‘Moonlight’ mori trofenë e ‘filmit më të mirë dramatik’, e cila tregon historinë e një të riu me ngjyrë që rritet në një lagje të varfër të Miamit, dhe nominohet gjithashtu edhe për regjinë, skenarin dhe aktorët më të mirë në role dytësore. Casey Affleck dhe Isabelle Huppert fituan çmime të tjera.

Affleck u emërua aktori më i mirë në një dramë film për rolin e tij në ‘Manchester by the Sea’ dhe ylli francez Huppert është fituesi surprizë i çmimit për aktoren më të mirë të filmit dramatik.

Një nga momentet kyçe të mbrëmjes ishte kritika e Meryl Streep kundrejt presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

Golden Globe është ceremonia më e rëndësishme e Hollywood-it dhe një prej ngjarjeve më të rëndësishme në kalendarin e botës kinematografike.

COMMENTS