Filmi për akuzat e Dick Martit, shfaqet edhe në Kosovë (Video)

Filmi për akuzat e Dick Martit, shfaqet edhe në Kosovë (Video)

Kjo shqiptare është gruaja më e bukur në botë (Foto)
‘Nata e Helverit’ sjell një histori ankthi në Gjilan (Foto)

Pas paraqitjes së suksesshme në një festival në New York, filmi ‘Instanbul Connection’ pritet që të vijë edhe në Prishtinë për premierën e tij zyrtare në Kosovë.

Me producent Kenan Gurgurovci, filmi i cili shtjellon temën e akuzave të Dick Martit, madje njëri prej protagonistëve të tij quhet Marti, është i zhanrit aksion dhe deri me tani është pritur mirë dhe ka marrë edhe mirënjohje nga festivale të ndryshme ndërkombëtare.

‘Istanbul Connection’ është shpërblyer si filmi me performancën më të shkëlqyeshme në festivalin e New Yorkut.

Producent dhe regjisor i këtij filmit është Kenan Gurgurovci, i cili luan edhe rolin kryesor në këtë film, derisa skenarist është Femi Halimi.

Pos, Kenanit në film luajnë edhe Halil Ibrahim Kalaycioglu, Nazmi Gocmen, Gold Ag, Nazmi Berisha, Selami Ahmeti, Adem Zhitopotoku, Anjeza Branka, Demush Shabani, Adem Muji, Melisa Demiri, Ibadete Arifit, etj.

COMMENTS