Filmat ku aktorët gjetën dashurinë (Video)

Filmat ku aktorët gjetën dashurinë (Video)

Blen tankun, gjen brenda ari me vlerë 2.4 mln dollarë (Video)
Gresa Pallaska në fokusin e mediave britanike

Në këta filma që i kemi mbledhur më poshtë në një listë, aktorët nuk po pretendonin se janë në marrëdhënie romantike – ata ishin me të vërtetë në marrëdhënie romantike.

Gigli – 2003

Sipas filmit, Ricki (luajtur nga Jennifer Lopez), çmendej pas djaloshit me emrin Larry (Ben Affleck). Prej kur e takon atë, jeta e saj merr ngjyra të reja. Kur pranoi rolin, Jennifer nuk e dinte se sikur personazhi i saj, edhe ajo do të binte në dashuri me këtë mashkull të pashëm. Fakti mbetet: aktorët filluan një marrëdhënie romantike gjatë xhirimeve.

Vicky Cristina Barcelona – 2008

Në film, Penelope Cruz dhe Javier Bardem luajtën rolin e një çifti të pazakonshëm të martuar. Xhirimet e tyre në film u mbushën me plot pasion. Dhe ndjenjat e tyre rezultuan në një romancë që më vonë evoluoi në një martesë të fuqishme.

Cruel Intentions – 1999

Çfarë ne quajmë zakonisht dashuri ndodhi me të vërtetë me Reese Witherspoon dhe Ryan Phillippe përderisa po punonin në filmin ‘Cruel Intentions’.
Kështu nuk ka asnjë dyshim se ata treguan sinqeritet të plotë në rolet e tyre, duke treguar se ishin të dashuruar në njëri-tjetrin.

The Apartament – 1996

Gjatë xhirimeve, ndjenjat lulëzuan në mes të aktores së njohur italiane Monica Bellucci dhe aktorit francez Vincent Casseel. Pas këtij filmi ata u bënë edhe çift, që mbetën ashtu për vite të tëra duke qenë çifti më i bukur në kinematografinë botërore.

The Rum Diary – 2010

The Rum Diary u bë thelbësor në fatin e bukuroshit Johnny Depp, i cili adhurohet nga miliona femra nëpër botë. Kjo është pse ai ra në dashuri me biondinën e bukur Amber Heard. Pas xhirimeve, ai i propozoi asaj.

Step Up – 2006

Shumë prej nesh pëlqejmë ta shikojmë këtë film përsëri e përsëri, dhe jo vetëm pse na bën të vallëzojmë. Një arsye tjetër pse ky film është aq i mirë janë aktorët Channing Tatum dhe Jenna Dewan. Aktorët tani janë të martuar dhe kanë një vajzë të vogël.

Mr. & Mrs. Smith – 2005

A ia vlen të thuhet diçka në këtë rast? Ne shohim aktorin Brad Pitt dhe Angelina Jolie në një set romantik të filmit. Të gjithë e dimë se çfarë erdhi pas kësaj romance: 12 vite martesë dhe tre fëmijë!

The Amazing Spider-Man – 2012

Pas xhirimit të filmit, Andrew Garfield dhe Emma Stone filluan një marrëdhënie. Çifti janë ende së bashku.

COMMENTS