Fillon vjedhja e plumbave me të cilët u punua mozaiku i Adem Jasharit (Foto)

Fillon vjedhja e plumbave me të cilët u punua mozaiku i Adem Jasharit (Foto)

Rreth 200 mijë gëzhoja fishekësh ishin mbledhur për të punuar mozaikun për nder të 20-vjetorit të rënies së komandantit Adem Jashari dhe Epopesë së UÇ

Rreth 200 mijë gëzhoja fishekësh ishin mbledhur për të punuar mozaikun për nder të 20-vjetorit të rënies së komandantit Adem Jashari dhe Epopesë së UÇK-së.

Por këta plumba, vetëm kanë filluar të vidhen nga qytetarët, raporton Koha.net.

Këngëtari Arian Agushi, ka publikuar disa fotografi ku shihet vjedhja e tyre.

‘BAC .. në kohën e luftës sti kan pru plumbat e tash në liri po ti vjedhin !!!’, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se 27-vjeçari nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit, Besart Gashi, kishte punuar këtë mozaik i cili edhe synon të thyejë rekordin e Guinnessit.

COMMENTS