Fillon takimi për të caktuar seancën e re

Të gjithë përfaqësuesit e partive politike iu kanë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryesuesit të seancës Adem Mikullovci për një takim konsultativ për të caktuar një seancë të re.

Enver Hoxhaj nga PDK, Pal Lekaj nga AAK, Bilall Sherifi nga Nisma, Avdullah Hoti nga LAA dhe Glauk Konjufca nga VV tashmë kanë hyrë në sallën e mbledhjeve.

Seanca konstituive është mbajtur dje ku përveç betimit të deputetëve të rinj nuk është zgjedhur kryetari e as nënkryetarët e Kuvendit. Ndërsa sot seanca është ndërprerë për shkak të mungesës së deputetëve nga koalicioni PAN.

COMMENTS