Fillon referendumi për pavarësinë e Kurdistanit, kërcënon Turqia

Fillon referendumi për pavarësinë e Kurdistanit, kërcënon Turqia

Kurdët e Irakut filluan sot në mëngjes kanë nisur të votojnë për pavarësi në një referendumi historik, që do t’i hapë rrugën krijimit të një shteti për të cilin luftojnë që prej një shekulli, njoftojnë korrespodentët në terren.

Votimi, i iniciuar nga presidenti kurd, Masud Barzani, nuk zhvillohet vetëm në rajonin autonom të Kurdistanit (veri të Irakut), që përfshin provincat e Erbilit, Sulejmanijeh dhe Dohuk, por gjithashtu në zona që pretendohen edhe nga kurdët dhe qeveria qendrore irakiane.

Nga ana tjetër vendet fqinje si Turqia dhe Irani, të shqetësuara se ky referendum mund të shërbejë si shembull për minoritetet kurde që ndodhen në këto vende, kanë kërcënuar me reprezalje rajonin e Kurdistanit irakian.

COMMENTS