Fillon ceremonia e varrimit të Astrit Deharit (LIVE)

Fillon ceremonia e varrimit të Astrit Deharit (LIVE)

Albin Kurti: Muzeun e luftës së UÇK-së do ta bëjmë
Pritjet e gjata në pikat kufitare, të pashmangshme

Po i jepet lamtumira e fundit ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Në ceremoninë e varrimit janë duke marr pjesë qindra njerëz për të shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e Astirit, djalit 26-vjeçar që vdiq të shtunën, kur po mbahej në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare nga ekspertiza ligjore për rrethanat e vdekjes së Astritit. Ai ishte i burgosur si i dyshuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës që ndodhi në muajin gusht të këtij viti.

Për nderë të Astritit, në Prishtinë është mbajtur edhe një mbledhje komemorative në Fakultetin Filologjik, meqë rast edhe janë dhënë fjalë të mëdha për aktivistin Astrit Deharin.

Po ashtu para Teatrit Kombëtar është mbajtur homazhe ku qindra persona kanë lëshuar lule tek arkivoli.

Astriti po varroset pranë varrit të vëllait të tij, Arbnor Deharit.

Për më shumë ndiqeni ceremoninë e varrimit me këto pamje të drejtëpërdrejta:

COMMENTS