Fillojnë punimet për vendosjen e shtatores së Idriz Seferit në Gjilan (Foto)

Fillojnë punimet për vendosjen e shtatores së Idriz Seferit në Gjilan (Foto)

Në qendër të Gjilanit është rrënuar përmendorja e ‘Ushtarit të panjohur’ e cila personifikonte ‘Vëllazërim Bashkimin’.

Aty do të vendoset shtatorja e heroit të kombit, Idriz Seferi me 28 nëntor, shkruan zico.tv

Shtatorja e Idriz Seferit, e gjatë 3.8 metra nga bronzi, do të vendoset përballë shtatores së Agim Ramadanit, në hyrje të Parkut të Gjilanit.

Përmes fotografive, shihet se tashmë vendi është liruar, ndërsa punimet po vazhdojnë.

COMMENTS