Fillojnë punimet për rindërtimin e stadiumit të Gjilanit

Fillojnë punimet për rindërtimin e stadiumit të Gjilanit

Hoti: LAA po e pret të drejtën kushtetuese për formimin e qeverisë
Majlinda dhe Distria kalojnë në gjysmëfinale të Parisit

Sot zyrtarisht është bërë inagurimi i punimeve për rindërtimin e stadiumit të Gjilanit.

Zyrtarë komunal dhe shtetërorë, po ashtu edhe kreu u FFK-së, Fadil Vokrri, morën pjesë në këtë ngjarje.

Kryetari Lutfi Haziri tha se ky stadium do t’i destinohet Skifterëve dhe Intelektualëve. Më tej ai tha se ky stadium do të riparohet me standartet e FIFA-s dhe UEFA-s.

Tifozët e të dyja klubeve duan që stadiumin ta emërojnë sipas mendimeve të tyre.

Skifertat kanë zgjedhur emrin e heroit kombëtar ‘Agim Ramdani’, ndërsa Intelektualët atë të ish kryetarit të klubit ‘Selami Osmani – Bezi’.

Ndryshe, stadiumi i qytetit në Gjilan pritet të marrë pamje goxha moderne pas renovimit nëse gjithçka shkon sipas projektit.

Vlera e këtij projekti është 6 milionë euro.

Qyteti i Gjilanit njihet për një ndër qytetet me tifozerinë më të zhurmshme sa i përket ndeshjeve të futbollit.

COMMENTS