Filetë viçi me perime dhe salcë kërpudhash

Përbërësit:

400 gr. filetë viçi
1 copë spec i kuq (të prerë në kubikë)
1 copë spec jeshil (të prerë në kubikë)
1 copë spec i verdhë (të prerë në kubikë)
2 copë kungull (të vegjël)
1 copë patëllxhan
2 thelpinj hudhër
1 copë qepë (e freskët)
1/2 kokërr qepë (e thatë)
2 kokërr domate
10 gjethe borzilok
5 gr. kripë
1 gr. piper
50 gr. gjalpë
50 ml. vaj ulliri
10 gr. kërpudha
1 gr. piper (të shtypur trashë)
75 ml. verë e kuqe
500 gr. karotë
1 kokërr lëng limoni
30 ml. kos
60 ml. pana

Përgatitja:

Skuqni filetën në tigan me temperaturë të mesme; në një tjetër tigan skuqni qepët, patëllxhanin, specat, hudhrën e kungujt derisa të zbuten; në fund, pesë minuta përpara se të hiqni tiganin nga flaka vendosni domaten, kripën, piperin, borzilokun dhe lëreni mënjanë.

Në një tenxhere vendosni karotën me kripën, vajin dhe gjalpin bashkë. Në temperaturë shumë të ulët me kapak lëreni karotën që të zbutet duke i hedhur pak ujë nëse duhet; kur të jetë zbutur, kalojeni në mikserin që prisni qepën që të bëhet pure.

Në këtë pure vendosni limonin dhe kosin.

Përgatitja për salcën:

Skuqni kërpudhat e grira shumë hollë me vaj, gjalpë, qepë dhe një thelbi hudhre; në tiganin që skuqët mishin, vendosni verën e kuqe dhe lëreni të ziejë për pak, që t’i merrni shijen që ka lënë mishi në tigan.

Vendosni lëngun e tiganit në tenxheren e kërpudhave duke i shtuar panën dhe piperin që keni shtypur trashë; lëreni që të trashet aq sa e shikoni të arsyeshme.

Në fund zbukurojeni pjatën sipas dëshirës.

Recetë nga Renato Mekolli.

COMMENTS