File viçi me kërpudha dhe pana

Koktej me shalqi
Tortë e shpejtë me dredhëza

Përbërësit:

4 file viçi (rreth 200 gr një file)

200 ml. pana

250 gr. kërpudha

vaj ulliri

miell

kripë

piper

Copat e mishit kalojini në miell e shkundini nga mielli i tepërt. Në një tigan me vaj skuqni fort nga të dyja anët filet e viçit. Më pas shtoni kërpudhat e pastruara mirë. Shtoni kripë, piper e mbulojeni tiganin me kapak.

Përgatitja:

Lëreni të ziejnë për disa minuta në këtë mënyrë. Pastaj shtoni panën e freskët e trazojeni mirë. Vendosni nga një file në pjatë e sipër hidhni salcën me kërpudha e pana. Shërbeni pjatën të ngrohtë duke i grirë dhe pak piper sipër.

COMMENTS