File peshku me salcë limoni

File peshku me salcë limoni

Sangria
Rollatë e njelmët me kungullesha dhe kaçkavall!

Peshk jashtëzakonisht i shijshëm i përgatitur me salcë limoni.

Përbërësit:

4 file peshku
½ filxhan gjalpë
1 lëng limoni
1 lugë e vogël kripë
1 lugë e vogël piper
3 thelpinj hudhre
½ lugë magdanoz

Udhëzimet:

Gjalpin shkrijeni në tenxhere, shtoni kripën, piperin, magdanozin dhe thelpinjtë e hudhrës.

Shtoni lëngun e limonit dhe ziejeni salcëm për 10 minuta ose derisa të trashet.

Filenë e peshkut vendoseni në tepsi dhe sipër saj hidhni gjysmën e salcës së përgatitur.

Tepsinë mbulojeni me folie alumini dhe piqeni për 20 minuta.

Pas pjekjes, hidhjani pjesën e mbetur të salcës dhe shërbejeni.

COMMENTS