FIFA: Lojtarët që u paraqitën në Evropian s’mund të luajnë për Kosovën

FIFA: Lojtarët që u paraqitën në Evropian s’mund të luajnë për Kosovën

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi në finale të turneut Grand Prix
‘Dardanët’ lajm të madh për ndeshjen Turqi – Kosovë

Shtëpia ndërkombëtare e Futbollit – FIFA ka sqaruar procesin e ndryshimit të kombëtareve apo përfaqësuesve për lojtarët kosovarë që luajnë nëpër ekipe tjera.

FIFA ka bërë të ditur se Granit Xhaka dhe futbollistët e tjerë të ekipit të Zvicrës dhe skuadrave tjera që kanë luajtur me ekipet e tyre pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA nuk kanë të drejtë të luajnë më për Kosovën.

‘Byroja e Komitetit për Statusin e lojtarëve dëshiron të theksojë se lojtarët që nuk kanë përfaqësuar federatën e tyre të mëhershme pas 13 majit, 2016, data e pranimit të FFK-së në FIFA. Me fjalë tjera, ata nuk është dashur të zgjedhin të luajnë për federatën e mëhershme të tyre meqë kanë pasur mundësinë që të zgjedhin ekipet përfaqësuese të FFK-së’, thuhet në njoftimin zyrtar të FIFA-s.

Xhaka, Shaqiri, Behrami e të tjerë janë akuzuar se refuzuan mundësinë për të luajtur për Kosovën.

Ky është njoftimi i plotë i FIFA-s:

Federata e Futbollit të Kosovës është pranuar si anëtar i ri i FIFA-s më 13 maj, 2016 dhe, para pjesëmarrjes së saj në kualifikimet për Kampionatin Botëror FIFA 2018 në Rusi, FFK-ja ka paraqitur disa kërkesa për ndryshim të përfaqësueseve për lojtarët që më parë janë përfaqësuar një përfaqësuese tjetër në ndeshje ndërkombëtare në një garë zyrtare.

Në pajtim me Rregulloret që Rregullojnë Zbatimin e Statutit të FIFA-s, posaçërisht neni 8 paragrafi 3, Gjykatësi i Vetëm i Komitetit për Statutin e Lojtarëve ka aprovuar disa kërkesa për ndryshim të përfaqësueseve për FFK-në, meqë kërkesat në fjalë kanë qenë në pajtim të plotë me kushtet e paraqitura në nenin 8 paragrafi 1 i Rregulloreve që Rregullojnë Zbatimin e Statutit të FIFA-s. Në veçanti, lojtarët në fjalë asnjëherë nuk kanë luajtur ndonjë ndeshje (as të plotë e as gjysmake) në një garë zyrtare në nivelin ndërkombëtar “A” për përfaqësueset e tyre paraprake, dhe kishin shtetësi të Kosovës para paraqitjes së tyre të parë në një ndeshje ndërkombëtare në një garë zyrtare për përfaqësueset e tyre paraprake.

FFK ka paraqitur edhe disa kërkesa për ndryshim të përfaqësueses për lojtarë që veçse kanë luajtur një ndeshje (të plotë apo gjysmake) në një garë zyrtare të nivelit ndërkombëtar “A” për përfaqësueset e tyre paraprake. Pas parasysh rrethanat specifike në lidhje me pranimin e FFK-së si anëtare e re e FIFA-s dhe lojtarët potencialisht të mundshëm për të luajtur për të duket të mos jenë të rregulluar përfundimisht në Rregulloret që Rregullojnë Zbatimin e Statutit të FIFA-s, specifikisht në lidhje me lojtarët që veçse kanë luajtur një ndeshje në një garë zyrtare të nivelit ndërkombëtar “A” për përfaqësuesen e tyre paraprake, vendimi për të lejuar apo jo ndryshimin e përfaqësueses të lojtarit bie mbi organin vendimmarrës kompetent, Komiteti i FIFA-s për Statusin e Lojtarëve.

Në këtë pikë, Byroja e Komitetit të FIFA-s për Statusin e Lojtarëve ka aprovuar disa kërkesa për ndryshim të përfaqësueseve për FFK-në pasi i ka marrë parasysh veçantitë e rasteve në fjalë dhe duke vlerësuar se duke pasur parasysh rrethanat e çështjes në fjalë, një qasje më e butë ishte e nevojshme. Prandaj, në këtë rast të veçantë, devijimi nga zbatimi strikt i kushteve objektive dhe të detyrueshme të përcaktuara në art. 8 par. 1. të Rregulloreve që Rregullojnë Zbatimin e Statutit të FIFA-s duket të jetë i justifikuar.

Në veçanti, Byroja e Komitetit për Statusin e Lojtarëve ka dëshiruar të theksojë se lojtarët në fjalë nuk kanë përfaqësuar përfaqësuesen e tyre paraprake pas 13 majit, 2016, data e pranimit të FFK-së në FIFA. Me fjalë tjera, ata asnjëherë nuk zgjodhën të luanin për federatën paraprake të tyre kur patën mundësinë që të zgjedhin të luajnë për ekipet përfaqësuese të FFK-së.

Byroja e Komitetit për Statusin e Lojtarëve ka bërë me dije se ky ka qenë elementi kyç në vendimin e tij për këtë çështje.

Të gjithë treguesit e mësipërm janë të bazuar në jurisprudencën në dispozicion deri më tani dhe nuk paragjykojnë vlerësimin e çështjeve të ardhshme për raste të ngjashme.

COMMENTS