FIFA leje edhe për 4 lojtarë, festë e ‘çmendur’ nga futbollistët (Video)

FIFA leje edhe për 4 lojtarë, festë e ‘çmendur’ nga futbollistët (Video)

Shënohet Dita Botërore e Pingpongut
Zyrtare: Mavraj transferohet në Hamburg

Përfaqësuesja e Kosovës e ka marrë lajmin e shumëpritur nga Organizata ndërkombëtare e futbollit – FIFA.

Komisioni që ka shqyrtuar procedurat e futbollistëve u ka dhënë përgjigje pozitive katër futbollistëve se mund të luajnë kundër Finlandës.

Amir Rrahmani, Alban Meha, Herolind Shala, Milot Rashica dhe kapiteni Samir Ujkani edhe zyrtarisht FIFA u ka dhënë leje që të luajnë për Kosovën, derisa për Valon Berishën do të vendoset pak më vonë.

Ata tashmë do të jenë të barabartë me lojtarët tjerë dhe në dispozicion për trajnerin Albert Bunjaki për ndeshjen me Finlandën, i cili tashmë ndihet më i çliruar.

COMMENTS