FIFA e dënoi Federatën e Serbisë për incidente në kualifikime

FIFA e dënoi Federatën e Serbisë për incidente në kualifikime

Zbulohet fanella e re e Real Madridit (Foto)
Zyrtare: Miqësorja mes Interit dhe Milanit luhet në Kinë

Simpatizuesit e Serbisë e festojnë fitoren kundër Gjeorgjisë në Beograd me fishekzjarre më 9 tetor të këtij viti
Organizata ndërkombëtare e futbollit, e njohur me shkurtesën FIFA, e ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë me 160 mijë franga zvicerane, për shkak të incidenteve të simpatizuesve të saj në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, të zhvilluara muajin e kaluar.

FIFA tha se ‘mbishkrimet politike dhe diskriminuese’ janë paraqitur në ndeshjet me Austrinë dhe me Gjeorgjinë, në terrenin vendës.

Ky dënim u bë edhe për shkak të akuzave për ‘brohoritje politike’ në ndeshjen kundër Austrisë në Vjenë.

Simpatizuesit janë filmuar duke brohoritur mbështetje për pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës fqinje, që ka shpallur pavarësi në vitin 2008.

COMMENTS