Festat e fundvitit, policia me plan operativ

Vetura me targa të Serbisë ‘ngriti në këmbë’ Prishtinën
Nis zbatimi i programit për praktikë tremuajshe e 200 të papunëve

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se edhe këtë fundvit përmes planeve operacionale të veçanta, sikurse viteve të kaluara, do të kujdeset për mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend, shtimin e vigjilencës dhe prezencës policore në rrugë, menaxhimin dhe kontrollin e rrjedhës në trafik, si dhe monitorimin e masës së qytetarëve të cilët dalin në rrugë, sheshe apo lokacionet tjera të hapura, për festime apo pritjen e ndërrimit të moteve.

‘Policia apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që gjatë festimeve të përmbahen nga veprimet e kundërligjshme, përdorimit të paautorizuar të mjeteve piroteknike, në mënyrë që të kemi një ambient që të festohet në mënyrë sa më të sigurt dhe dinjitoze.
PK-ja do te ndërmarrë masat e nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundër ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të rasteve të çfarëdo natyre, ku do të ketë prezencë dhe vigjilencë më të shtuar policore’, thuhet në njoftim.

Duke marr parasysh që si rezultat i festimeve të fundvitit kemi edhe rritje të intensitetit të njerëzve dhe automjeteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, veçanërisht në këtë periudhë kur kemi edhe ngrica në rrugë gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit, që të jenë sa më të kujdesshëm, të iu përmbahen rregullave që dalin nga ligji mbi komunikacionin rrugor për respektimin e shpejtësisë, të mos vozisin nën ndikim të alkoolit, të shmangin përdorimin e telefonit celular gjatë vozitjes etj. në mënyrë që të evitojnë aksidentet në trafik, e gjithashtu në këtë mënyre të kontribuojnë për një siguri edhe më të madhe për veten e tyre dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

COMMENTS