Feronikeli në formë, demolon Besën në Pejë dhe kthehet në garë për titull

Feronikeli në formë, demolon Besën në Pejë dhe kthehet në garë për titull

Kaka dëshiron pensionimin: Futbolli nuk më jep më kënaqësi (Video)
Karikatura e ditës (Foto)

Ish-kampioni i Kosovës dy vite më parë, Feronikeli ka rikthyer formën e duhur.

Pas fitores në ditën e hënë ndaj Gjilanit, Feronikeli ka vazhduar me fitore edhe në fundjavë ku mposhti Besën në udhëtim 0-4.

Që nga minutat e para të ndeshjes mysafirët ishin më të mirë në fushë dhe arritën të shënonin edhe golin e parë.

Ishte minuta e 28-të kur Mark Milicaj shënoi golin e epërsisë pas një goditje të fortë për 0-1.

Në minutën e 41-të, Milicaj gjeti edhe njëherë golin por kësaj radhe pas asistimit nga Kreshnik Lushtaku.

Po luhej minuta e fundit e pjesës së parë, kur ish-mesfushori i Besës, Qemajl Elshani shënoi për 0-3.

Me epërsinë prej tre golave të Feronikelit përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe pse pritej reagimi i Besës në pjesën e dytë, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi ‘Nikli’ vazhdoi duke dominuar.

Sulmuesi i mysafirëve, Kreshnik Lushtaku doli përballë portierit vendas Gega në minutën e 61-të dhe e mposhti për 0-4.

Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat kishin disa gjysmë raste por që gola më nuk pati.

Pas kësaj fitore, Feronikeli është kthyer në garë për titullin e kampionit, pasi tani zë pozitën e pestë në tabelë me 22 pikë të tubuara, katër më pak se lideri Llapi.

Ndërkohë Besa e Pejës pas kësaj humbje ia ka vështirësuar punët vetës pasi ndodhet në pozitën e 10-të me 13 pikë.

COMMENTS