Feronikeli fiton derbin, Gjilani pëson humbjen e parë (Foto)

Feronikeli fiton derbin, Gjilani pëson humbjen e parë (Foto)

Dy gjyqtarë të Premier Ligës pensionohen
Dueli i ekipeve të rëna nga Superliga

Feronikeli ka arritur t’i shkaktojë humbjen e parë Gjilanit në kampionat pasi e mposhti me rezultat të ngushtë 2-1.

Vendasit e nisën tepër mirë ndeshjen ku arritën të shënonin gol vetëm pasi kaluan dy minuta lojë.

Ishte sulmuesi anësorë, Mark Milicaj që gjuajti fuqishëm nga 30 metra për ta shënuar golin e epërsisë 1-0.

Në minutën e 15-të Dior Zabërgja i mysafirëve tentoi për ta barazuar rezultatin por në fund nuk ia arriti një gjëje të tillë.

Në minutën e 22-të Armend Thaqi luajti me dorë në zonë dhe gjyqtari Besfort Kosumi akordoi penallti për vendasit.

Behar Maliqi gjuajti por priti penalltinë Donat Kaçiu i mysafirëve, për ta përsëritur edhe njëherë penalltinë gjyqtari Kosumi edhe pse kishte ankesa nga mysafirët.

Përsëri Maliqi gjuajti por goditja e tij shkoi mbi portë dhe mbeti 1-0.

Në minutën e 34-të, vendasit përsëri fituan penallti pasi Bekteshi ndali në zonë Haxhi Shalën.

Përgjegjësin për ta ekzekutuar këtë herë 11 metërshin e morri Mark Milicaj që u tregua i saktë për 2-0.

Në minutën e 42-të, Gjilani shënoi golin për ta ngushtuar epërsinë në 2-1.

Ishte mbrojtësi Armend Thaqi që shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 2-1.

Në pjesën e dytë Gjilani tentonte vazhdimisht për ta barazuar rezultatin.

Por në minutën e 74-të, futbollisti më i mirë i mysafirëve Filonit Shaqiri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga gjyqtari Kosumi.

Vetëm pesë minuta më vonë dy skuadrat u barazuan në fushë me lojtarë pasi Haxhi Shala i vendasve u ndëshkua me dy kartonë të verdhë për tu përjashtuar.

Në minutën e 87-të, Gjilani ishte afër golit të barazimit kur Fisnik Papuqi goditi nga afërsia por topi shkoi jashtë portës.

Pas kësaj fitore, Feronikeli ngritet në pozitën e gjashtë në tabelë me 19 pikë të tubuara, ndërsa Gjilani mbetet një pozitë më lartë me 20 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Gjilani luan në shtëpi ndaj Llapit, ndërsa Feronikeli udhëton drejt Pejës për tu përballur me Besën.

COMMENTS