Ferki Shala hyn në politikë, i bashkohet Gëzim Kelmendit

Ish-solisti kryesor i grupit të famshëm mitrovicas TNT, Ferki Shala, është politikani më i ri i vendit.

Shala i është bashkuar sot partisë Fjala, që udhëhiqet nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kelmendi, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Kelmendit, Shala do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 11 qershor.

“Ferki Shala është artist i cili me vlerat dhe ndershmërinë e tij do të i përfaqësoj denjësisht interesat e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Kelmendi në Facebook. /E/

COMMENTS