Reshjet e pandërprera të borës dhe era e kanë vështirësuar qarkullimin në komunën e Ferizajt, duke i bërë shumicën e rrugëve vështirë të kalueshme.
Për këtë shkak Komuna e Ferizajt ka krijuar shtabin emergjent dhe është mobilizuar për t’i bërë ballë kësaj situate.
Kjo komunë përmes një komunikate për media ka njoftuar se kryetari i kësaj komune, Muharrem Svarqa ka që nga mëngjesi ka mobilizuar të gjitha burimet njerëzore dhe teknike për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
Svarqa u ka bërë thirrje kompanive të tjera publike e private, që kanë mekanizëm adekuat për pastrimin e borës, institucioneve dhe qytetarëve që të mobilizohen për ta tejkaluar situatën e krijuar nga reshjet e fundit.
COMMENTS