Femrat shqiptare me ndikim në botë, shkrim i portalit gjerman (Foto)

Femrat shqiptare me ndikim në botë, shkrim i portalit gjerman (Foto)

Vildane Zeneli zbulon gjithçka (Video)
Bebe Rexha bëhet bashkë me Beyonce dhe Nicki Minaj

Të reja, të arsimuara mirë dhe të angazhuara: Femrat e Kosovës kanë bërë hapat e tyre të triumfit në nivele ndërkombëtare. Kështu fillon artikulli i publikuar në portalin gjerman Zeitjung.de, ku bëhet fjalë për sukseset e femrës shqiptare të Kosovës në arenën botërore.

Kosova, një emër i vjetër i një shteti të ri, i cili si shtet i pavarur ekziston vetëm prej tetë vitesh, transmeton albinfo.ch portalin gjerman. Një shtet në të cilin lufta ka përfunduar para pak vitesh dhe një shtet në të cilin pothuaj gjithmonë vetëm meshkujt janë adhuruar si heronj dhe tepër rrallë edhe gratë, vazhdon zeitjung.de.

foto-1-rita-ora

Prej pak kohë më parë disa prej tyre kanë prekur dritën e reflektorëve dhe janë perceptuar realisht nga opinioni – natyrisht, përveç Nënë Terezës, e cila nga mediat është cilësuar si ‘Gjyshja e Shqipërisë’. Ajo për shumë shqiptarë përfaqëson me karakterin e saj human edhe vendin nga i cili rrjedh dhe zemërgjerësinë e grave shqiptare.

foto-2-bebe-rexha

Mirëpo, ka edhe femra të tjera që përfaqësojnë Kosovën në botë, si për shembull Rita Ora. E lindur në Prishtinë, ajo për shkak të rrethanave të para luftës kishte emigruar në Angli me familjen.

Ajo sot bën pjesë në mesin e mega-yjeve të industrisë muzikore dhe bart tashmë titullin ‘Ambasadore e Kosovës në botë’. E rritur në Londër, ajo e thekson gjithmonë emrin e atdheut të saj ‘të vërtetë’ – Kosovës.

foto-3-dua-lipa

Aktualisht janë edhe shumë emra shqiptarë në top-dhjetëshet e muzikës botërore. Bebe Rexha, Dua Lipa dhe së fundi edhe Era Istrefi, e cila u bë e njohur në botë brenda një kohe shumë të shkurtër me këngën e saj ‘Bonbon’.

era-istrefi

atifete-jahjaga

Krahas kësaj, Kosova është vendi i parë në Ballkan me një grua presidente, Atifete Jahjaga (deri në vitin 2016). Ndërsa po ashtu për herë të parë Kosova këtë vit ka marrë pjesë në Olimpiadë (në Rio) dhe aty ka qenë një vajzë, Majlinda Kelmendi e cila i ka sjellë vendit medaljen e artë në xhudo. Një moment absolut historik për Kosovën, që u festua në mbarë botën.

Rio Olympics Judo Women

COMMENTS