Femrat që kanë këtë gjen kanë probabilitet më të lartë për të patur binjakë

Femrat që kanë këtë gjen kanë probabilitet më të lartë për të patur binjakë

Kinezët, për shkak të dhembjes së kokës, nuk pinë ilaçe: Kështu eliminohet dhembja! (Video)
Fëmijët të cilët janë aktivë fizikisht kanë performancë më të mirë akademike

Kur një femër shtatzënë pret jo një, por dy fëmijë, gjëja e parë që pyet mjeku është nëse ka historik binjakësh në familje.

Për shumë vite me radhë studiuesit kanë besuar se faktori i trashëgimisë është në një farë mase përgjegjës kryesor për shtatzëninë e dyfishtë, megjithatë sipas hulumtimeve të fundit ekzistojnë gene te posaçme që favorizojnë sjelljen në jetë të binjakëve.

Në një studim të Spitalit Universitar të Amsterdamit, u monitoruan 1.980 gra që kishin binjakë dhe 12.953 gra që kishin vetëm një fëmijë. Për këtë arsye shkenctarët vendosën të krahasonin genet e tyre.

Rezultatet treguan se ka dy variante të veçanta genesh që gjenden në nivele më të larta tek gratë që kishin lindur binjakë. E para është nje hormon stimulues që ndihmon vezoret të piqen (gjatë ovulimit një vezë shkarkohet, pasi është pjekur plotësisht).
Varianti i dytë është geni i quajtur (SMAD3) dhe sipas rezultateve, ai tregon se sa të ndjeshme janë vezoret. Kështu, gratë mund të prodhojnë nivelet e zakonshme të FSH, hormonit stimulues, por vezoret e tyre preken më lehtë nga ai, dhe rezultati është çlirimi dy vezëve.

COMMENTS