Femrat e bezdisshme ua shkurtojnë jetën meshkujve! (Foto)

Metodat natyrale për t’i mbajtur larg mushkonjat (Video)
Rreziku që vjen nga ushqimet e shpejta

Meshkujve partnerja shpesh u është personi i vetëm të cilit i besojnë, mirëpo kur ajo bëhet shkaktari kryesor i brengave dhe nervozizmit, meshkujt bien në depresion, ndërsa kjo mund të jetë fatale për shëndetin e tyre.

Hulumtimi, i cili është bërë në Danimarkë, ka përfshirë 9.857 meshkuj dhe femra të moshës nga 36 deri në 52 vjeç, ka treguar që ekziston një shkallë e ngritur e vdekjes së meshkujve në martesat dhe lidhjet në të cilat ekzistojnë konflikte të shpeshta të shkaktuara nga ana e femrave.

Në të vërtetë, 315 prej tyre nga stresi për të cilin supozohet që është shkaktuar për shkak të grindjes me partnerin.

Gjithashtu, për shkak të jetës së përbashkët të pakënaqshme, hulumtimi ka treguar që te meshkujt e moshës së mesme është shtuar rreziku nga vdekja madje tri herë, përcjellë zico.tv

Kur ajo bëhet shkaktari kryesor i brengave dhe nervozizmit, meshkujt bien në depresion, ndërsa kjo mund të jetë fatale për shëndetin e tyre.

Gjithashtu, kur janë në depresion, ata janë të prirë për ushqim të shpejtë, alkool, vuajnë nga pagjumësia, ndërkaq kjo ua rrënon shëndetin.

Nga ana tjetër, hulumtimi danez ka treguar që femrat, për dallim nga meshkujt, më pak shqetësohen kur partneri i kritikon dhe bezdia e tyre nuk ndikon negativisht në shëndetin e partneres.

COMMENTS