Femra kujdes nga botoxi – Ja efektet anësore

Një studim i fundit jep të dhëna alarmuese se injeksionet kundër rrudhave me botox mund të kenë efekte të rrezikshme në pjesë të fytyrës.

Megjithëse në 2002-in u shpall pa efekte anësore, duket se studimi i fundit i universitetit Madsion të Wisconsin, e bën të rrezikshme toksinën me emrin botulinum, agjenti aktiv i botoxit, e cila mund të shkaktojë paralizë në fytyrë.

Pra nëse botoxi ndodh të shpërndahet dhe të mos qëndrojë i izoluar në vendin e injektimit, pacientet mund të marrin sëmundjen e botulizmit, e cila vjen nga uji i ndotur me botulinë, duke shkaktuar paralizë të muskujve të fytyrës dhe duke bërë të pamundur gëlltitjen dhe frymëmarrjen.

Nëse po mendoni botoxin, mendohuni dy herë!

COMMENTS