Është i sapolindur, por duket si një njeri i moshuar. Ai në fakt ka një gjendje të rrallë e cila e bën atë që të 'plaket' shumë shpejt. I lindur në
Është i sapolindur, por duket si një njeri i moshuar. Ai në fakt ka një gjendje të rrallë e cila e bën atë që të ‘plaket’ shumë shpejt.
I lindur në Magura, Bangladesh, fëmiu ka rrudha, sy të dalë, një trup të tkurrur dhe një shtresë të trashë të qimeve në shpinën e tij.
Siç shkruajnë mediat e huaja, mjekët lokalë kanë mbetur të habitur se çfarë mund të jetë shkaku i plakjes së tij, por ata besojnë se ai ka Progeria, përcjellë zico.tv
Kjo gjendje e cila prek vetëm një në katër milionë, shpesh kufizon fëmijët nga një jetë normale dhe shkakton plakjen e shpejtë të trupit të tyre.
Një mjek, i cili e ka trajtuar atë, ka thënë ‘Fëmija nuk duket si një i sapolindur, mbi të gjitha’.
Prindërit e bebes janë të mrekulluar me lindjen e tij, madje ata nuk mund të përmbahen nga lumturia.
Babai i tij ka thënë ‘Ne mund vetëm të falënderojmë Zotin. Nuk ka nevojë të mos jemi të lumtur me atë se si duket djali ynë’.
COMMENTS