Fëmijët sirianë në gjendje të ‘stresit toksik’

Haradinaj shpreh bindjen se vizita e Zaevit do t’i thellojë marrëdhëniet
Projektligji për Liritë Fetare në Kosovë njeh 6 bashkësi

Miliona fëmijë sirianë mund të jetojnë në gjendje të ‘stresit toksik’, për shkak të ekspozimit të gjatë ndaj tmerreve të luftës, tha grupi i ndihmës ‘Save the Children’.

Dëmi për një brez të tërë fëmijësh së shpejti mund të bëhet i pakthyeshëm, shtoi ai. Raporti ‘Plagët e padukshme’ thekson se stresi i luftës ka çuar në urinim gjatë fjetjes, vetëdëmtim, përpjekje për vetëvrasje dhe sjellje agresive në mesin e fëmijëve.

Gjetjet janë bazuar në qindra intervista në Siri.

Lufta atje ka nisur në vitin 2011 dhe ka lënë mbi 300,000 njerëz të vrarë. Rreth 2.3 milionë fëmijë kanë ikur nga Siria dhe së paku tre milionë të tjerë, nën moshën 6-vjeçare, nuk dinë asgjë tjetër pos luftës, thuhet në raportin e organizatës Save the Children.

COMMENTS